Një lajm sensacional merkatoje vjen nga faqet e spanjolles “Mundo Deportivo”. Sipas gazetës spanjolle, Juventusi po përpiqet që të sjellë në Torino, brazilianin Nejmar.Por, duke parë çmimin e lartë për të prishur klauzolën e tij, “Zonja” po mendon që të ofrojë Paulo Dibalan dhe Blaise Matuidin për PSG, në mënyrë që të ulë disi çmimin për kartonin e Nejmarit.
Është fakt që Nejmar nuk dëshiron të vazhdojë më në Paris, dhe ai kërkon që të rikthehet tek Barcelona, por ndërkohë edhe Juventusi po mendon seriozisht për të sjellë një tjetër yll, pas Ronaldos apo De Ligtit në Torino. Mbetet të shihet nëse drejtuesit do arrijnë të bindin PSG-në në ditët në vijim.





