Dy gjigantët e futbollit spanjoll, Real Madridi dhe Barcelona, si dhe Manchester United nga Premier League, janë tre klubet e vetme të futbollit që janë përfshirë në top-10 klubet me më shumë vlerë nga revista e famshme amerikane Forbes.

Dy vendet e para nuk i përkasin futbollit. Në majë qëndron me një vlerë prej 5 miliardë dollarësh skuadra e futbollit amerikan, Dallas Cowboys, 5 herë fitues i Superbowl.

Në shkallën e dytë të podiumit është një tjetër skuadër amerikane, por që i përket bejsbollit, pikërisht New York Yankess, me një vlerë 4.6 miliardë dollarë.

Ndjekin Reali i Madridit dhe Barcelona respektivisht me vlerë 4.24 dhe 4.02 miliardë dollarë, ndërsa në vendin e pestë renditet skuadra amerikane e basketbollit, New York Nicks me 4 miliardë dollarë.

Vendi i 6-të për Manchester United (3.81), ndërsa mbyllin 10-shen New England Patriots (futbolli amerikan, 3.8), Los Angeles Lakers (NBA, 3.7), Goled State Warriors (NBA 3.5) dhe New York Giants (futbolli amerikan 3.3).

 Renditja top-10

1) Dallas Cowboys – 5 milardë dollarë

2) New York Yankees – 4.6 milardë dollarë

3) Real Madrid – 4.24 milardë dollarë

4) Barcelona – 4.02 milardë dollarë

5) New York Nicks – 4 miliardë dollarë

6) Manchester United – 3.81 milardë dollarë

7) New England Patriots – 3.8 milardë dollarë

8) Los Angeles Lakers – 3.7 milardë dollarë

9) Golde State Warriots – 3.5 milardë dollarë

10) New York Giants – 3.3 miliardë dollarë