Katër shqiptarë që kishin paguar 700 euro për të kaluar për në Angli, qëlluan të pafat, pasi udhëtimi nuk i shkoi siç ishte planifikuar.
Policia në Kalais të Francës ka identifikuar shqiptarët që ishin fshehur brenda një kamioni. Trafikantët i kishin fshehur klandestinët në disa kuti kartoni, por kur policia i hapi për kontroll gjeti aty shqiptarët.
Vladmir Tollumi, 39 vjeç, u arrestua nga autoritetet dhe akuzohet si personi që kishte organizuar kalimin e shqiptarëve për në tokën britanike.





