Kjo javë do të jetë shumë deçizive për merkaton e Interit. Siç raporton prestigjozja italiane “Gazzeta Dello Sport”, me shumë gjasa në mbrëmje do të darkojnë së bashku Bepe Marrota, Piero Auzilio, Zhang dhe Konte, ku tema kryesore do të jetë merkatoja.
Shkak për këtë darkë, janë bërë deklaratat e Kontes, të cilat theksuan faktin se Interi është shumë pas në merkaton verore.Trajneri puljez dëshiron që të mbahen premtimet që i janë bërë për transferimet dhe dëshiron lojtarët e duhur për skemën e tij tradicionale 3-5-2.
Lukaku dhe Xheko janë dy sulmuesit e shumëkërkuar nga tekniku italian, të cilit nëse do t’i plotësohen këto dy dëshira do të ishte i qetë përsa i takon sezonin që po vjen. Kështu që priten të reja nga kjo darkë, e cila mund të ndryshojë tërësisht fatin e Interit në “pazarin” e transferimeve.





