Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kontrollet në bar-restorante dhe magazina ushqimore në kuadër të vijimit të mbarëvajtjes së sezonit turistik, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve.
Nga këto kontrolle zyrtare ka rezultuar se një subjekt në Durrës, nuk përmbushte kërkesat ligjore të sigurisë ushqimore, më konkretisht:
Në subjektin "Emiljano Dosku" me aktivitet "Bar-Restorant" Ishëm, Durrës, u konstatua se ambientet e përgatitjes së ushqimeve ishin tërësisht të hapura dhe të ekspozuara ndaj pluhurave, mungonte magazina për mbajtjen e lëndës së parë, si dhe punonjësit nuk ishin të pajisur me libreza shëndetësore.
Për shkeljet e konstatuara, AKU mori masën administrative:
“Gjobë” me vlerë 300,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare.





