Pasditen e sotme, në rrugën “Komuna e Parisit”, një shtetase e moshuar rreth 85 vjeçe, është rrëzuar vetë në rrugë. Ajo është dërguar menjëherë me autoambulancë pranë Spitalit të traumës në gjëndje të rëndë shëndetësore si shkak i dëmtimeve të marra nga rënia përdhe. Mësohet se e moshuara rreth orës 20:30, ka ndërruar jetë.
Policia kërkon ndihmë për identifikimin e saj. Është rreth 85 vjeçe, me flokë të prera mesatarisht dhe të thinjura, dhe ka një shall me ngjyra të hedhur mbi supe me ornamente, kryesisht me ngjyra të zeze, bezhë, dhe kafe.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e të moshuarës pasi deri në këto momente nuk është paraqitur në morgun e spitalit ndonjë familjar i saj.
Ju lutemi qytetarëve të informojnë në nr 112.





