Të tjera detaje zbulohen nga krimi në familjen Kuka që tronditi Durrësin pasditen e sotme.

36-vjeçarja Hasbie Kuka u qëllua me thikë në zemër nga bashkëshorti Ardian Kuka, 37 vjeç pas një sherri mes çiftit për arsye xhelozie.

Viktima u shoqërua në spital nga djali i saj 10-vjeçar dhe nga dy vëllezërit.

Pavarësisht ndihmës së mjekëve, fatkeqësisht 36-vjeçarja ndërroi jetë në spitalin e Durrësit, pasi nuk ka mundur t'i mbijetojë plagëve të marra.

Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e Spitallës rreth orës 16:20 në Durrës, ndërsa autori Ardian Kuka, i cili punonte shofer është larguar më makinë nga vendngjarja.