Gota e pjata plastike, degë pemësh apo dheu nga vazot e luleve që ishin vendosur deri pak orë më parë në sheshin kryesor të qytetit të Durrësit shihen ngado pasditen e kësaj të marte.
Sheshi “Liria” është mbushur me mbeturina të ndryshme, ndërkohë që reshjet e shiut e përkeqësojnë edhe më shumë situatën.
Pas largimit të Elbar nga sheshi kryesor, mbeturinat kanë mbushur sipërfaqen më të madhe të tij.
Në ndryshim nga kryeqyteti, ku kryebashkiaku Erion Veliaj nxiton të nxjerrë kompanitë e pastrimit pas çdo proteste të opozitës, në Durrës nuk ngarkohet kompania që përdori sheshin për disa ditë ta rikthejë atë në gjendjen e mëparshme.
Nuk nxirren as punonjësit e ndërrmarrjes së Pastrim-Gjelbërimit për të larguar nga sheshi “Liria” gjithë mbeturinat që ndodhen aty.
Kujtojmë se jemi në mesin e sezonit turistik, kohë kur qyteti bregdetar vizitohet nga mijëra turistë e pushues.
Imazhi që ofronte këtë pasdite sheshi kryesor i qytetit është mjaft larg asaj pritshmërive të turistëve, por edhe durrsakëve që e frekuentojnë masivisht këtë hapësirë publike.





