Dy shqiptarë janë vënë në pranga nga policia italiane në Lodi, pasi janë konstatuar se po tentonin të hynin në një banesë nga ballkoni i saj. Mediat fqinje shkruajnë se shqiptarët janë të moshës 30 dhe 36 vjeç pa zbuluar identitetin e tyre.

Policia bën me dije se shqiptarët kishin shkatërruar dyert e shtëpisë, kur tre patrulla rrethuan ndërtesën duke bllokuar të gjitha rrugët e mundshme të arratisjes.

30-vjeçari ishte arrestuar edhe më parë për vjedhje në Monza. Gjykata e Lodit i liroi ata në pritje të gjykimit, duke imponuar vetëm ndalimin e qëndrimit në Lodi.