Një bandë shqiptarësh që shpërndanin kokainë në Londër është dënuar me 33 vite burg. Banda përbëhej nga të paktën 12 anëtarë, nga të cilët 2 ishin shefa (kolonelë), 2 korrierë dhe 2 të tjerë u kapën me 1.2 kg kokainë me vlerë 144 mijë paund.
Policia e Londrës gjeti edhe 20 mijë paund të tjerë dhe 2 telefonë që përdoreshin për trafikun e drogës dhe që përshkruhen nga “Daily Mail” si “ekstremist aktivë” në linjën e drogës. Hetimet nisën pas arrestimit të një korrieri droge.
Hetuesit ndërmorën një hetim 8-mujor që pasoi nga një sërë procesesh gjyqësore. Zëdhënësi i policisë së Londrës tha se “ishte shkatërruar një nga bandat më të organizuara në trafiqe të paligjshme”. Zëdhënësi tha se ishin zbuluar të gjitha lidhjet e bandës nga korrierët deri te kontrollorët.
Fabio Domi, 21 vjeç, dënuar me 2 vjet e 10 muaj burg
Mario Prendi, 27 vjeç, dënuar me 2 vjet burg
Dritan Jella, 33 vjeç, dënuar me 4 muaj burg
Bledar Xhani, 23 vjeç, dënuar me 3 vjet burg
Klevis Drazhi, 20 vjeç, dënuar me 11 muaj burg
“Kolonel” Fjoralb Fera, 21 vjeç, dënuar me 5 vjet burg
Albi Hoxha, 23 vjeç, dënuar me 2 vjet e 10 muaj burg
Erdi Nezaj, 25 vjeç, u arrestua, por u deportua menjëherë në Shqipëri
Halil Shehu, 22 vjeç, dënuar me 2 vjet e 8 muaj burg
Emirjan Demiraj, 22 vjeç, dënuar me 2 vjet e 10 muaj burg
Kladji Qyra, 22 vjeç, dënuar me 2 vjet e 1 muaj burg
“Kolonel” Bledar Ponari, 28 vjeç, dënuar me 5 vjet e 4 muaj burg





