Një aksident rrugor është regjistruar vetëm pak minuta më parë në rrugën e re, paralel me portin. Siç shihet nga fotoja që ka mbërritur në redaksinë e DurrësLajm, përplasja ka qenë e fortë. Pasi të dyja mjetet kanë pësuar dëme të shumta materiale.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.