Një avion i vogël është rrëzuar në Suedi, jashtë ishullit Storsandskär, duke i marrë jetën 9 personave që ndodheshin në bord.
Aeroplani i modelit GippsAero GA8 Airvan në kohën e aksidentit ishte duke kryer ushtrime parashutizmi, gjatë njërës prej të cilave edhe u rrëzua pranë aeroportit të Umeå, në veri të vendit.
Shkaqet e aksidentit të avionit janë ende të pasqaruara.
Dëshmitarë të ndryshëm i deklaruan policisë se disa prej parashutistëve u përpoqën të hidheshin drejt tokës, përpara se avioni të binte.
Kryeministri suedez Stefan Lofven ka siguruar se ka nisur një hetim për të zbardhur shkaqet e aksidentit.





