Të arrestuarit e grabitjes së Rinasit, ndodhur më 9 prill 2019, kanë kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë, kërkesë kjo e rrëzuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda, duke lënë në fuqi vendimin e "arrestit me burg".

Të arrestuarit, Ragip Hajdini, Renaldo Sula, Saimir Çela, Oltian Veseli dhe Elton Pikli, ishin të pranishëm në seancën gjyqësore, ndërsa mungonte bashkëpunëtori Alkond Bengasi, i cili mbrohej me avokat kryesisht.

Para trupës gjykuese, të pandehurit ripërsëriten kërkesën për ballafaqim me Alkond Bengasin.

Kujtojmë që Policia e Shtetit ka ofruar një shpërblim prej 10 mijë eurosh për këdo që jep informacion me qëllim kapjen e tre personave të shumëkërkuar si organizatorë të grabitjes së Rinasit, Klement e Eldi Çala vëllezër mes tyre dhe Talo Çelën i dyshuar si bashkëpunëtor në krim.