Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi para disa ditësh vodhi me dhunë një farmaci.
• Shtetasi i arrestuar është I. P., 27 vjeç, banues në Vlorë.
Policia e Vlorës menjëherë pas shpalljes së tij në kërkim, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative ka bërë kapjen dhe ndalimin e tij pasi më datë 07.07.2019, në lagjen “29 Nëntori” Vlorë, shtetasi I.P., ka vjedhur me dhunë nën kërcënimin e armës së ftohtë (thikë) në ambientet e farmacisë shtetasen L.Ll, duke i marrë një sasi parash prej 10.000 lekësh të rinj.





