Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.3 ballë ka goditur Indonezinë. Sipas Institutit Gjeofizik Amerikan, tërmeti i fuqishëm është regjistruar në provincën Maluku në një thellësi prej 10 km.

Goditja sizmike është pasuar nga dy tërmete të tjera prej 5.2 ballë, po në të njëjtën zonë dhe thellësi.

Tërmetet e Indonezisë erdhën vetëm pak orë pas lëkundjeve që u regjistruan në Australi, prej 6.6 dhe 4.9 ballë. Të dyja këto vende bëjnë pjesë në të ashtuquajturin “Unaza e zjarrit e Paqësorit”, ku lëvizjet tektonike dhe fenomene të tilla si tërmete dhe vullkane janë mjaft të shpeshta.