Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Gjirokastër-Kakavijë, ku raportohet se kanë mbetur të plagosur 5 persona.
Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra tjetrën në Dervicjan të Gjirokastrës në orën 08:30.
Një fuoristradë është përmbysur dhe ka përfunduar disa metra jashtë rrugë pas përplasjes me një Benz. Pesë të plagosurit, një nga Gjirokastra dhe katër nga Elbasani janë dërguar me shpejtësi në spital për ndihmë.
Mes të plagosurve është edhe një fëmijë i moshës 4-5 vjeç.





