Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën dytësore Vorë-Tiranë, ku ka humbur jetën një pasagjere dhe ndodhet rëndë shoferi.
Policia bën me dije se një fugon që shërbente për transport mallrash me drejtues shtetasin A.K.,rreth 28 vjeç ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën e rrugës.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë pasagjerja e mjetit e cila prej dëmtimeve të rënda të shkaktuara nuk është identifikuar, ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në SQU nën kujdesin mjekësor në gjendje kritike për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.





