Kryetari i zgjedhur i Akademisë së Shkencave, Skëndër Gjinushim ka reaguar pas refuzimit të Presidentit Ilir Meta për ta emëruar në krye të këtij institucioni.
"Meta vazhdon të nxjerrë dekrete nul", tha Gjinushi për Shqiptarja.com, duke shtuar se "Meta nëpërmjet dekreteve nul vazhdon të anulojë zgjedhje".
Skënder Gjinushi u zgjodh kryetari i ri i Akademisë së Shkencave me 35 vota në një garë pa rivalë ku në total votuan 43 akademikë.





