Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka ironizuar kontrollin bazë të shëndetit, i njohur si “Check up”.

Manjani shkruan në Facebook se nuk ka dëgjuar asnjë që pasi ka bërë check up e shtetit, të thotë se zbuloi ndonjë sëmundje

Ironia e ish-ministrit shkon më tej kur thotë se  “Check up” jo vetëm që nuk ka zbuluar asnjë sëmundje, por ua ka “fshirë” edhe sëmundjet që kishin qytetarët. 

POSTIMI I PLOTË

Check up…

======

Nuk kam dëgjuar asnjë, që pasi ka bërë check up e shtetit, të thotë se zbuloi ndonjë sëmundje. Madje edhe sëmundjet që i dinë njerëzit se i kanë, check up ua fshin…. Kjo kategori dalin disi “të lumtur”. Kam dëgjuar edhe raste të tjera që 1 muaj pas check up janë diagnostifikuar me kancer.

Nuk kam asnjë ngarkesë negative me kompaninë, por me të gjithë strukturën e shetit që lidhi një kontratë të tillë dhe që nuk e mbikqyr se çbëhet!!!.