Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë përmbytje në disa lagje të Vlorës të cilat mbeten problematike sa herë bie shi.

Lagjia "28 Nëntori" ishte nën ujë mbrëmë, ndërsa vijimi i reshjeve me intensitet të lartë përbëjnë rrezik për qytetin që është edhe në kulmin e sezonit turistik.

Edhe në plazhet e Orikumit stuhia ka bërë dëme të konsiderueshme .