Një aksident ka ndodhur sot në Librazhd, ku është përfshirë makina e ambasadës ruse. Aksidenti ka ndodhur tek kthesa e Murrashit, ku mjeti tip “Benz” i diplomatëve rusë ka humbur kontrollin.
Mësohet se i plagosur në aksident ka mbetur shoferi i mjetit të ambasadës, ndërsa ende nuk dihet nëse diplomati Alexandër Karpushin ka qënë në mjet në momentin e përplasjes.
Paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të lagështirës në rrugë për shkak të reshjeve të shiut.





