Këshilli i Ministrave me propozim të ministres së Kulturës ka shkarkuar nga detyra në mbledhjen e sotme drejtoreshën e Bibliotekës Kombëtare, Persida Asllani, e cila e mbante këtë post prej 5 vitesh.
Asllani u emërua në gusht të vitit 2014 në vendin e Aurel Plasarit ndërsa ende nuk dihen arsyet e këtij vendimi apo kush do jetë drejtuesi i ri i Bibliotekës Kombëtare.
Vendimi i qeverisë për lirimin nga detyra
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 11, të nenit 27, të ligjit nr.8576, datë 3.2.2000, “Për bibliotekat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Persida Asllani, drejtor i Bibliotekës Kombëtare, të lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.





