Në orët e para të mëngjesit në Elbasan, ka rënë zjarr në mjetin tip “Pasat”, në pronësi të shtetasit E.Ç. i cili ishte i parkuar në rrugë pranë banesës.

Si pasojë, mjeti është djegur pjesërisht, njofton policia.

Nga hetimi paraprak dyshohet se zjarri është i qëllimshëm, grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.