Policia ka arrestuar në flagrancë dy persona në Vlorë pasi akuzohen për veprën penale "kultivim i bimëve narkotike".

Nga burimet zyrtare mësohet se në pranga kanë rënë shtetasit B.M., 59 vjeç dhe B.B., 58 vjeç, banues në fshatin Mekat.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në vijim të kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, Policia e Vlorës asgjëson disa bimë narkotike dhe vë në pranga kultivuesit e tyre.

Seksioni i Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Vlorë, bazuar edhe në informacione të marra në rrugë operative, kanë evidentuar dhe goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Mekat, Njësia Administrative Shushicë.

Në vijim të veprimeve, janë arrestuar në flagrancë shtetasit B.M., 59 vjeç dhe B.B., 58 vjeç, banues në fshatin Mekat.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim.