Një person i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia e Lushnjës

Në pranga ka rënë shtetasi me inicialt A.K. 22 vjeç banues në Kolonjë, Lushnje.

Kapja e tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Mashtrim me kredi”.

Ky shtetas iu dorëzua shërbimeve të DVP Tiranë për veprime të mëtejshme procedurale.