Miqtë e 71-vjeçarit Sefedin Zenellarit, i cili dha fund jetës sot në Korçë pasi mbrëmjen e të hënës vrau kunatin e tij, Gramoz Nakon, kanë folur për kamerat.
Ata thonë se ai ishte njeri i qetë, por shumë i mbyllur. Sipas tyre ishte i divorcuar nga gruaja, por nuk tregonte.
"Ka qenë njeri i qetë, i thellë shumë. Nuk fliste me shoqërinë. Ishte e ndarë nga gruaja, kishte vite, ne e kuptonim, por nuk na thoshte. Një djalë e ka në Greqi, një çupë e ka martuar në Amerikë".
"Nuk e dimë mirë, ai nuk hapej. Më duket se është edhe i ndarë nga gruaja, por nuk na thoshte. Me kunatin, nuk dimë gjë. Nuk fliste".





