Ujësjellës Kanalizime Durrës (UKD) njofton abonentët se për shkak të stakimit të energjisë elektrike në rajonin Fushë Krujë-Laç mund të ketë probleme në furnizimin me ujë të pijshëm.
Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) kishte njoftuar se do të stakonte energjinë elektrike në datat 8 dhe 9 korrik 2019 nga ora 09.00-17.00 për shkak të punimeve që do të kryhen në linjën e tensionit 110 kV Laç 1-Skuraj.
OST ka njoftuar se stakimi i energjise eshte bere sot ne datë 8 korrik, nderkohe qe per te njejtin orar (09.00-17.00) do te behet edhe diten e enjte ne datë 11 korrik dhe jo ne datë 9 korrik, siç u njoftua me heret.
Për këtë arsye edhe gjate dites se enjte nuk do të ketë energji elektrike në stacionin e pompave në Fushë Kuqe dhe Fushe Kruje gje qe pritet te shkaktoje probleme ne furnizimin me uje te pijshem te qytetit te Durresit si dhe ne Shijak, Maminas, Xhafzotaj dhe Gjepalaj. UKD kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për këtë situatë të përkohshme.





