Një aksident tragjik i ndodhur mëngjesin e ditës së djeshme në Bari të Italisë, i ka kushtuar jetën një 19-vjeçari shqiptar. Ai është Sergio Prodani, i cili ka humbur jetën në vendin e ngjarjes duke mos patur mundësi të shkojë as në spital.

Sipas medieve italiane, i riu shqiptar po lëvizte me automjetin e tij "Renault Twingo" dhe po shkonte në punë, kur më pas humbi kontrollin dhe kaloi në korsinë tjetër të autostradës. Si pasojë, ai është përplasur me një automjet tip "Audi" që drejtohej nga një italian i cili mbeti i plagosur.

Vdekja e tij i ka prekur të gjithë, me qindra mesazhe ngushëlluese kanë ardhur nga komuniteti ku shqiptari jetonte. Edhe kryebashkiaku, Tutto Acquaviva, Davide Carlucci, ka shprehur ngushëllime, duke shkruar: "Bashkësia gjendet rreth miqve dhe familjes së Sergio Prodanit".