Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Shëngjin – Lezhë.
Sipas informacioneve të para, raportohet se një automjet doli nga rrugë, duke lënë të plagosur 4 personat.
Të plagosurit u dërguan në spitalin rajonal të Lezhës për të marrë ndihmën mjekësore.
Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.





