Dy personat që u aksidentuan rëndë ditën e shtunë pranë Thumanës po shkonin me "Fiat" në drejtim të Kishës së Shna Ndout në Laç.
Ata ishin nisur nga Tirana në drejtim të Laçit, por kohën kur u është dashur të marrin kthesën, për shkak të shpejtësisë drejtuesi ka humbur kontrollin dhe makina ka fluturuar në ajër, raporton "Abc News".
Sipas policisë, dy 50-vjeçarët që ndodheshin në këtë makinë kanë shpëtuar nga rripat e sigurimit, por gjendja e tyre vazhdon të jetë e rëndë. Ata po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë.





