Një shqiptar 45-vjeçar është gjetur i pajetë mëngjesin e kësaj të diele në fshatin Kefalovriso në Trikala të Greqisë. Kanë qenë banorët e fshatit të cilët gjetën të pajetë burrin jashtë kasolles ku ai banonte.

“I Efimerida” raporton se forcat e policisë, të cilat shkuan në vendngjarje, identifikuan viktimën, ndërsa identitetin nuk e kanë bërë publik. Dyshohet se 45-vjeçari ka humbur jetën 48 orë më parë nga momenti kur është gjetur.

Autoritetet janë duke vazhduar hetimet për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së shqiptarit. Paraprakisht dyshohet që të ketë humbur jetën nga shkaqet natyrale. Sipas mediave greke, 45-vjeçari jetonte i vetëm dhe nuk kishte miq në fshat.