Të dielën grekët shkojnë në zgjedhje të parakohshme që pritet të fitohen nga Demokracia e Re, partia më e madhe e opozitës.

Përtej lajmit të parapërgatitur të largimit të Cipras dhe ardhjes se Micotaqis, hyrja e shqiptarëve në Parlament, mund të marrë gjithe vëmendjen. Janë 5 kandidatë shqiptare që kandidojnë në këto zgjedhje. Pavarësisht se partitë që i kanë futur në listë janë të vogla, shanset e tyre nuk janë.

Më shumë se 500 mijë shqiptarë jetojnë në Greqi. Megjithëse se nuk votojnë të gjithë, bashkimi i votave të tyre mund të fusë për herë të parë që nga 1991 kur filloi eksodi, një emigrant shqiptar në institucionin më të rëndësishëm grek.

Gazetari i njohur që jeton në Athinë prej 26 vjetësh, Robert Goro, ish – korrespondenti i BBC, korrepondent i gazetave dhe Tv më në ze në vend dhe drejtues i Tribuna Tv në Athinë, i ka nxitur bashkëkombasit të votojnë për 5 kandatët.

Ja çfarë shkruan Goro në Facebook

Urimet më të mira për patriotët tanë që kandidojnë në zgjedhjet e 7 korrikut
FATOS MALAJ 
kandidon me partinë KINAL në zonën e parë të Athinës (A Athinon)

EDA GEMI 
kandidon me partinë KINAL në zonën e dytë të Athinës (Dytiko Tomea B Athinon)

JORGOS TRIHAS 
kandidon me partinë SYRIZA në zonën e dytë të Athinës (B 3 Notiu Tomea Athinon)

ANXHELA FILO 
kandidon me partinë Nea Dimokratia në zonën e parë të Selanikut (A Thessalonikis)

KRISTOS DUCIS 
kandidon me partinë “Elliniki Lysi” në zonën e dytë të Athinës (zonën e dytë të Athinës (Notios Tomeas B Athinon)