Një 32-vjeçar është aksidentuar teksa po udhëtonte me motor. Ngjarja ka ndodhur në në Bulqizë, teksa i riu është përplasur me barrierat metalike anash rrugës.
Mësohet se 32-vjeçari, i identifikuar si Sulejman Llani, ka marrë fraktura të rënda në kokë. Ai është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet në gjendje të rëndë.
Bëhet me dije se shkaku i aksidentit është bërë humbja e kontrollit të mjetit nga Llani, ndërsa frakturat kanë ardhur si pasojë e mos vendosjes së skafandrës.





