50 mijë qytetarë kanë zgjedhur të udhëtojnë nëpërmjet Portit të Durrësit përgjatë muajit qershor 2019.
Jemi në periudhën ku shënohet numri më i lartë i udhëtarëve që zgjedhin Portin e Durrësit drejt destinacioneve të ndryshme të botës, por edhe atyre që kthehen në Atdhe për të kaluar pushimet.
Nisur eksperienca personale e çdo udhëtari që ka udhëtuar nga Porti i Durrësit në drejtim të porteve italiane, APD në faqen e saj zyrtare në "Facebook" ngre pyetjen: "Çfarë mendoni/sugjeroni se mund të përmirësohet në drejtim të shërbimit të përpunimit të pasagjerëve/mjeteve?"
Me qëllim përmirësimin e mëtejshëm të shërbimit, ky komunikim synon të rrisë transparencën me udhëtarët dhe gjithë shërbimet që ofrohen nga ky institucion!
"Të gjitha ankesat/kërkesat do të jenë pjesë e punës tonë në vijim, për sa është kompetencë e APD-së", thotë Autoriteti Portual.