Operatori i DurrësLajm sjell momentet e daljes së kutive të votimit nga QV në pallatin e kulturës “Aleksandër Moisiu” dhe transportin e tyre drejt pallatit të sportit “Ramazan Njala”.
Kujtojmë se për bashkinë Durrës janë gjithsej 4 KZAZ, ku do të grumbullohen të gjitha kutitë e votimit të QV-ve të bashkisë. Transporti i kutive të votimit po bëhet nën mbikqyrjen e policisë që shoqëron gjithë procesin.
Në Durrës janë katër Komisione Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve përkatësisht me numrat 21 te pallati i sportit "Ramazan Njala", 22 në shkollën “Leonik Tomeo”, 23 shkolla “Hysen Çela”, dhe 24 te shkolla sportive “Benardina Qeraxhia”.





