Elton John ka akuzuar për hipokrizi Presidentin rus Vladimir Putin, lidhur me deklaratat e tij për komunitetin LGBT. Këngëtari shkoi një letër të hapur dhe e publikoi në rrjetet sociale.

Ky reagim i artistit ka ardhur pas intervistës së Presidentit rus për Financal Times, ku u shpreh se Rusia nuk ka asnjë problem me personat LGBT dhe se të gjithë janë të lirë të jetojë si të duan, por liria e tyre nuk duhet të hedhë hije mbi kulturën, traditat dhe vlerat e familjes tradicionale të miliona njerëzve që përbëjnë bërthamën e popullsisë.

Këngëtari, i cili i përket këtij komuniteti, shkruan se në një moment kur filmi i tij “Rocketman” u censurua gjatë shfaqjes në Rusi, duke hequr të gjitha referencat në lidhje me bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre, këto deklarata nuk duken aspak të vërteta.

Më parë, Ministri rus i Kulturës e kishte mohuar censurimin e filmit, por sipas tij pritej që ky film të binte ndesh me ligjet e vendit. Në 2013 në Rusi u miratua ligji që dënonte “propagandën gay”, një ligj i kritikuar dhe nga “Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut”, si diskriminues dhe nxitës i homofobisë.