Pjesëmarrje e ulët e durrsakëve në votime. Të dhënat deri në orën 14.30 flasin për një pjesëmarrje rreth 10%. Nuk dihet ende nëse qytetarët e kanë lënë procesin e votimit për orët e pasdites, për të evituar disi vapën e madhe. Gjithsesi, ora po i afrohet 16.00 dhe kanë mbetur rreth 3 orë deri në mbylljen e procesit.
Ndërkohë, pjesëmarrja e ulët e votuesve u nënvizua edhe nga kreu i PD-së Durrës, Ferdinand Xhaferaj, i cili e cilësoi këtë një bojkot që qytetarët e Durrësit i bëjnë procesit monopartiak.





