Misioni i OSBE ka reaguar lidhur me procesin zgjedhor, që po zhvillohet prej orës 07:00 në gjithë Shqipërinë. OSBE njofton se ditën e nesërme do të mbajë një konferencë për shtyp, në të cilën do të nxjerrë përfundimet paraprake për zgjedhjet.

Ndër të tjera, OSBE sqaron se drejtuesja e këtij misioni nuk u ndal te shkolla “Vasil Shanto”, pasi situata aty nuk ishte e favorshme për vëzhgim.

“Fokusi i Misionit të OSBE/ODIHR-it sot është vëzhgimi i procesit të votimit në të gjithë vendin. Situata në shkollën “Vasil Shanto” sot paradite nuk ishte i favorshëm për vëzhgim, kështu që Drejtuesja e Misionit nuk mundi të ndalet atje.

Përfaqësuesit e medias do të kenë mundësinë të mësojnë më shumë rreth përfundimeve paraprake të misionit të ODIHR-it në konferencën për shtyp që do të mbahet nesër”, thuhet në deklaratën zyrtare.