Kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi e quan "vendim politik" të Edi Ramës procedimin penal që policia ndërmori sot me akuzën se pengon votuesit.
Voltana Ademi: "Procedimi penal ndaj meje është vendimi politik i Edi Ramës i cili me çdo kusht kërkon të bëjë zgjedhje komuniste. Unë veproj vetëm në bazë të ligjit. Sot nuk pranoj kurrsesi se shkodranët ti nënshtrohen një diktature. Nuk habitem aspak nga urdhri politik i Edi Ramës me të cilin u njoha përmes medias. A nuk nisi kështu edhe në vitin 1945. A nuk po ecim në të njëjtën rrugë? Pasi u njoha me vendimin politik të Ramës dua të deklaroj se nuk kam shkelur asnjë ligj, po kështu asnjë punonjës e bashkisë. Kam zbatuar kushtetutën dhe dekretin e presidentit."
A është gati Voltana Ademi t'ia lirojë karrigen kandidatit socialist për kryetar bashkie?
Voltana Ademi: "Sot jemi akoma më 30 qershor. Akoma nuk ka mbaruar përpjekja jonë, jemi ende në orët e para të 30 qershorit."





