Kandidatja e PS-së, Valbona Sako ka shkuar familjarisht për të votuar në qendrën e saj të votimit, tek UAMD, në Currila.
Ajo është paraqitur atje së bashku me bashkëshortin dhe vajzën e saj.
“Unë votova! Merr dhe ti familjen tënde dhe shko vendos me votë për qytetin që duam. Qytetaria sot triufmon ndaj çdo lloj përpjekje për ta zbehur atë dhe të drejtën themelore të çdo individi për t'u shprehur përmes votës”,- shkruan Sako në Facebook, ku publikon edhe foto nga procesi i votimit.
Postimi i Sakos:






