Në Shqipëri mbahen zgjedhjet vendore të cilat janë bojkotuar nga opozita. Qendrat e votimit janë hapur zyrtarisht në orën 07:00. Gjendja paraqitet e qetë.
Për herë të parë në 31 bashki ka vetëm një kandidat për kryetar bashkie, ai i maxhorancës. Ndërkombëtarët kanë bërë thirrje për qetësi dhe për të shmangur dhunën.
Në Shkodër janë hapur 85% e qendrave të votimit në të gjithë qarkun. Ka qendra të pahapura në Malësinë e Madhe, Vaun e Dejës e Pukë.





