Edhe pse nuk është më një qendër KZAZ-je, thyhet porta hyrëse e pallatit të sportit “Qazim Derivishi”.
Personat që kanë tentuar të hapin derën e ish-KZAZ-së kanë qënë mbështetës të Partisë Socialiste.
Në përpjekje e sipër për të hapur derën e pallatit të sportit, personat ende të paidentifikuar janë përplasur me policinë bashkiake.
Deri më tani, Policia e Shkodrës, ka shoqëruar 5 persona, ndërsa të tjerë janë në kërkim.





