Policia e Shtetit ka reaguar pas deklaratave të ish-deputetit të PD, Xhemal Gjunkshi, i cili tha se policia ka shpërndarë armë në Dibër.
Në një reagim, policia thotë se “Kjo deklaratë është krejtësisht një shpifje e ulët dhe plotësisht e fabrikuar. Policia e Shtetit e hedh poshtë me përbuzje një deklarim të tillë, që në fakt të vetmin reagim që meriton është padia ndaj deklaruesit Gjunkshi në gjykatë. Aty ai do të duhet që përpara ligjit të sqarojë motivet e kësaj insinuate të ulët”.
Policia e Shtetit thotë se garanton qytetarët se është në krye të detyrës dhe e angazhuar për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe sigurinë e tyre në tërësi.





