Ish-ministrja e Mbrojtjes ka dhënë një intervistë ndryshe mbrëmjen e sotme. E ftuar në “Provokacija”, Kodheli është pyetur në lidhje me faktin që nuk është cilësuar si e ‘preferuara’ e kryeministrit Edi Rama.

“Pse nuk jeni e preferuara e kryeministrit,”– e pyeti Mustafa Nano.

“Unë kam qenë 4 vite ministre e Mbrojtjes. Katër vite janë të mjaftueshme që ti të bësh diferencën dhe të bësh ndryshimin. Që të bësh histori po të duash. Ka nevojë për riciklim. Vendi i punës, njeriu dhe politika.

Jam e nderuar që kam qenë për kaq kohë në këtë pozicion që edhe pse duket sikur s’është i rëndësishëm, është majft,”– tha Kodheli ndër të tjera.