Gazetari gjerman i të përditshmes "Bild", Peter Tiede ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama njoftoi përmes Twitterit se i kishte dhënë prokurën avokatit të tij gjerman për nisjen e procesit gjyqësor ndaj tij.

Tiede është kundërpërgjigjur në postimin e vetë kryeministrit Rama në Twitter, ku e pyet se përse po e akuzon.

"Dhe pse po më akuzoni mua? Për publikimin e audiopërgjimeve të vërteta?",– shkruan Tiede.