Mbytja e disa personave këtë sezon veror që sapo ka nisur ka konkluduar me ngritjen e një sërë problematikash në njësinë Task-Forcë të turizmit në Prefekturë. Prefekti mblodhi së bashku për të koordinuar punën e përfaqësuesve të institucioneve të Shëndetësisë dhe të Policisë.

Kërkesë parësore e prefektit Roland Nasto ishte lirimi i rrugëve për në plazh të makinave ambulanca. 

Nadire Jani: Na telefononi në Qendrën Kombëtare të Urgjencave, ka 7 autoambulanca të shpërndara në plazhet e Durrësit. Është Qendra Kombëtare e Urgjencaveme nr. tel 127, që bën nisjen e ambulancave, jo urgjenca e Durrësit.

Nuk i nis Durrësi ambulancat, por Qendra Kombëtare e Urgjencave. Në rast shpëtimi të personit të mbytur për të ndërhyrë e për ta shpëtuar koha është katër deri në pesë minuta.

Shefi i policisë së plazhit, Karafil Xholi: Rrugët janë të bllokuara dh situata rëndohet nëse vonohet ambulanca. Shkëmbi i Kavajës ka qendër shëndetësore, por ne duhemi në momentet e para që do ndihmë pushuesi. Ambulanca vjen, por kur të vijë çfarë do t’i bëjnë?

Kristo Huta, shef i Shërbimit Parësor: Pushuesit që kërkojnë ndihmë mjekësore duhet të njihen me tre numrat e vëna në dispocicion për tre plazhet, në Durrës, Shkëmbi i Kavajës dhe në Gjirin e Lalzit për të njoftuar në kohë ambulancat që gjenden në qendrat shëndetësore të plazheve. Këtë vit ka edhe një sensibilizim të madh me fletëpalosje.

Nadire Jani: Ato katër apo pesë minuta që del pushuesi nga deti në tokë që rrezikon mbytjen, ndërhyrjen duhet ta bëjë vrojtuesi i plazhit, duke i dhënë ndihmën e parë. Vrojtuesi është i trajnuar që për pak minuta i shpëton jetën një personi të mbytur.

Karafil Xholi: Problem i madh është se kur një person humbet jetën në plazh, autoambulanca nuk e merr po e lë aty në plazh. Njerëzit tmerrohen, nuk duhet të mbetën gjatë në bregdet në prani të pushuesve.

Nadire Jani: Urgjenca ka urdhër ta lërë aty, sepse duhet që proceduart të bëhen nga policia, megjithatë edhe kjo ankesë do të rishikohet.

Prefekti Roland Nasto: Është shumë me vend ndërhyrja, duhet që të vdekurit të transportohen dhe do t’i rishikojmë që të bëhet më e mira në këtë drejtim.

K.H.