Drejtoria e Përgjithshme Detare me qendër në Durrës ka reaguar përmes një postimi të gjatë në Facebook ndaj atyre që ajo i quan miq dhe “armiq” virtualë.

Sipas kësaj drejtorie, prej ditësh ndaj tyre janë orkestruar sulme të dirigjuara në rrjetet sociale, që kanë pasur për qëllim të baltosin punën e institucionit.

“Sulmet kane ardhur nga ata te cilët e drejtuan kete administrate prej 6 vitesh dhe pasi e shqyen, e plaçkitën dhe mashtruan institucionet nderkombetare me dokumenta fallco te cilat per 5 vite nuk i vertetuan sot dalin e bejnë viktimen. Ketyre i bashkohen edhe disa persona te tjere te cilet kishin detyre funksionale te zbatonin standartet ne anijet ku punonin por i shkelen dhe moren negativitete ne vendkerkunet e BE”,-shkruhet në postim.

Drejtoria e Përgjithshme Detare bën të ditur se po merr masa të forta për ndëshkimin e këtyre personave dhe dërgimin e tyre para drejtësisë për shkeljet dhe abuzimet që kanë bërë.

“Administrata Detare Shqiptare ju njofton se ka marre dhe po merr masa te forta qe te gjithe keta persona te dalin para drejtesise per shkeljet, abuzimet dhe shperdorimet qe kane berë dhe godase me dore te hekurt te gjithe sabotuesit, qe per interesa politike duan te prishin imazhin e Administrates Detare. Ju kujtoj se ne DPD perveç titullarit nuk ka ndryshuar asnje person as per bindje politike dhe jane po ata persona qe kane mbi 15 vite pune. Baltosja dhe sabotimi per inate politike do marre pergjigjen e merituar me pune dhe me analizë e pergjegjesi individuale dhe Administrata Detare nuk do te mund te mbahet peng nga askush",– përfundon postimi.

Postimi i plotë i Drejtorisë së Përgjithshme Detare:

Te nderuar miq dhe "armiq" virtuale!

Keto dite jemi njohur me disa sulme te orkestruara dhe te dirigjuara ne rrjete sociale ndaj Drejtorise Pergjithshme Detare per te baltos pune e Administrates Detare. Sulmet kane ardhur nga ata te cilët e drejtuan kete administrate prej 6 vitesh dhe pasi e shqyen, e plaçkitën dhe mashtruan institucionet nderkombetare me dokumenta fallco te cilat per 5 vite nuk i vertetuan sot dalin e bejnë viktimen. Ketyre i bashkohen edhe disa persona te tjere te cilet kishin detyre funksionale te zbatonin standartet ne anijet ku punonin por i shkelen dhe moren negativitete ne vendkerkunet e BE.
Megjithe kete balte dhe mllef dhe sabotim Administrata Detare Shqiptare do beje analizat e detajuara dhe do nxjerre pergjegjesit para ligjit per çdo shkelje qe kane bere.

Per Kujtese baltehedhesve!

-Ca bene keta tipa per 5 vite pasi genjyen org nderkombetare IMO dhe EMSA duke vendos vellezerit ne komisione auditimi per perfitime dhe abuzime?
-Pse nuk kerkuan njehere te vetme amendime te konventave siç e kerkon standarti dhe ligji?
-Pse nuk e ngriten administaten e flamurit por e zvarriten me vite vetem per te abuzuar e plaçkitur?
-Pse nuk ben asnje dokument per te plotesuar kerkesat e IMO por e lane me qellim per te abuzuar e plaçkitur?

Ne!

-Pas 9 vitesh korrupsioni nga personat tepsis ne arritem te implementonim sistemin e LRIT (gjurmini i anijeve me flamur shqiptar ne mbi 1 mije milje larg) per anijet me flamur shqiptar me kosto minimale. Keta persona nuk e bene sepse donin te vidhnin dhe ta plaçkitinin dhe e mbajten peng Shqiperine, dhe anijet me flamur Shqiptar moren 5 negativitete nga mos implementimi i ketij sistemi, ndersa sot qurraviten e hedhin balte.
-Jane keto persona qe shkaterruan floten tone tregtare dhe e shiten per skrap ne vendin ku sot jetojne me pasaporta dhe shtetsi apo qe benin demolim (prerje)te anijeve 3 mije ton ne shengjin duke shkel çdo konvente e ligj vetem per perfitime.
-Administrata Detare Shqiptare ju njofton se ka marre dhe po merr masa te forta qe te gjithe keta persona te dalin para drejtesise per shkeljet, abuzimet dhe shperdorimet qe kane berë dhe godase me dore te hekurt te gjithe sabotuesit, qe per interesa politike duan te prishin imazhin e Administrates Detare. Ju kujtoj se ne DPD perveç titullarit nuk ka ndryshuar asnje person as per bindje politike dhe jane po ata persona qe kane mbi 15 vite pune. Baltosja dhe sabotimi per inate politike do marre pergjigjen e merituar me pune dhe me analizë e pergjegjesi individuale dhe Administrata Detare nuk do te mund te mbahet peng nga askush.