Temperaturat ne pjesen me te madhe te qyteteve gjate dites se sotme ishin më të ulta në krahasim me ditët e tjera të muajit qershor. Pas vapës përvëluese, sot moti rezervoi rrshje shiu, dhe pse ishin në zona të kufizuara.

Po ashtu dhe nesër pritet rreshje në qarqet Fier, Vlorë dhe Gjirokastër, por nuk përjashtohen dhe zonat e tjera.

Ky është parashikimi i motit për këtë javë nga Instituti i Gjeoshkencës:

TEMPERATURAT nesër një rritje me rreth 5 gradë dhe rritjet do vijojnë deri të premten. Në fundjavë dhe në fillim të javës tjetër do të fillojë një rënie graduale.

RESHJET me përafërsi, mund të thuhet se deri të mërkurën e javës tjetër (dt.3) do të dominojë moti i kthjellët gjatë paraditeve.

Por kujdes pasditeve nga ndonjë reshje intensive, AFATSHKURTËR, me rrufe dhe breshër, më e mundshme në zonat malore dhe ato pranë tyre, sidomos ato larg bregdetit.

Gjithsesi, kjo mundësi është më e vogël sesa javën e kaluar.

ERA relativisht e dobët deri të premten, por forcohet në fundjavë.