Këngëtari i muzikës rock, Renis Gjoka është bërë baba për herë të parë.

Lajmi është dhënë nga vetë këngëtari i cili ka postuar një foto me vajzën e tij ndërsa shkruan: "Dashuria e jetës time, Aura", duke zbuluar emrin por jo fytyrën e ëngjëllit të vogël.

Renis Gjoka ka shumë vite që është pjesë e muzikës shqiptare, por jetën private është përpjekur ta mbajë gjithmonë larg vëmendjes së publikut.

Ai nuk është shfaqur asnjëherë në publik me partneren e tij dhe vetëm përpara pak kohësh zbuloi në emisionin “Wake Up” se ishte në një marrëdhënie prej 10 vitesh.