Nën thirrjet “Rama ik”, “Rama mafioz” mbështetës të opozitës kanë bllokuar pak më parë superstradën Lezhë-Shkodër në pritje të kryeministrit Edi Rama, që ka programuar të mbajë një takim në orën 19.00, në kuadër të fushatës elektorale të 30 qershorit në qytetin e Shkodrës.
Krahas mbështetësve të opozitës, edhe forca të shumta policie janë pozicionuar në rrugë. Rama do të kërkojë mbështetjen për kandidatin e PS-së Valdrin Pjetrin për kryetar bashkie të Shkodrës.
Në qendër të qytetit të Shkodrës po vijon puna për ngritjen e podiumit, ndërsa ka prani të shtuar të policisë.





